Aktualitet

Negociatat/ Ministrat e BE-së nuk pranojnë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut!

Drafti i Presidencës Finlandeze të Bashkimit Evropian për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është pranuar nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, të mbledhur në Luksemburg. Ministrja finlandeze për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppurainen, deklaroi se edhe propozimi për ndarjen e dy shteteve ballkanike, në procesin e negociatave, nuk u pranua. Tytti Tuppurainen shprehu zhgënjimin që Këshilli nuk arriti sot në një vendim unanim për atë që e quajti “lagje të BE-së”.