Sport

Neymar shkurton pagën që të lehtësojë largimin nga PSG-ja

Neymar shkurtoi pagën e tij me 15 milion euro në mënyrë që të bëhet më i lehtë largimi nga PSG. Barcelona ka bërë një ofertë ku ka dhënë 100 milion euro dhe Coutinho-n, e cila është refuzuar nga gjigandët francezë. 27 vjeçari është i lumutur që e shkurtoi pagën e tij nga 38 milion euro në 23 milion euro që të lehtësohet largimi nga francezët. Për momentin Neymar po stërvitet i vetëm në PSG, veprim i cili do të thotë që ai do të largohet brenda pak ditësh.