Aktualitet

Shkelje në hipotekën e Beratit/ KLSH kallëzon në Prokurori shumë punonjës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat shumë punonjës dhe specialistë të Hipotekës në Beratit. Burime në Prokurorinë e Beratit, konfirmojnë se, 10-ditë më parë KLSH-ja solli në këtë institucion dosjen në ngarkim të punonjësve të hipotekës së Beratit.Sipas KLSH-së, këta persona dyshohet të kenë kryer “shkelje ligjore” gjatë shumë praktikave të rasteve të regjistrimit të pronave dhe pasurive të paluajtshme në qarkun e Beratit.