Aktualitet

Ngritja e SPAK-ut, Meta takohet me kreun e KLP-së, Gent Ibrahimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim, kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. Kryetari i KLP-së e informoi Kreun e Shtetit për hapat e mëtejshëm dhe koordinimin ndërmjet të gjithë institucioneve të përfshira në procesin e konstituimit të Prokurorisë së Posaçme. Meta e siguroi Ibrahimin për mbështetjen e pa kursyer në përmbylljen me sukses të procesit të ngritjes së (SPAK).