Aktualitet

Ngrohja globale prek edhe Shqipërinë, ja qytetet e rrezikuara

Me shndërrimin e ngrohjes globale në sfidë për planetin tonë, përjashtim nuk bën as Shqipëria. Sipas AccuWeather, “Vetëm në 2019-ën,  temperaturat mesatare u rritën me dy gradë celsius”. Në vendin tonë, në krye të listës janë Peshkopia dhe Kukësi me rritje me 2.5 Gradë Celsius më shumë. Më pas vijnë  Korça  e Berati me nga 1.9, Vlora me 1.3 dhe Gjirokastra me 1.1 gradë mbi normalen. Në Europë, qytete të prekura nga ngrohja globale janë Bari në Itali, Bordoja në Francë dhe Madridi në Spanjë.