Aktualitet

Ngujohen edhe studentët e Universitetit të Korçës

Pas studenteve të disa universiteteve, ngujimit i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë. Këshilli Studentor i këtij Universiteti, bën me dije se kanë vendosur të ngujohen në ambientet e Fakultetit Ekonomik. “Ndonëse temperaturat janë nën zero gradë dhe nuk ka asnjë ngrohje, ne do të ngujohemi deri në plotësimin e kërkesave tona”, thekson Këshillit Studentor. Studentët e këtij universiteti kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë si dhe plotësimin e 17 kërkesave nga rektorati.