Aktualitet

Nis puna edhe për rikonstruksionin e godinave të djemve në “Qytetin Studenti”

Bashkë me rikonstruksionin e konvikteve të vajzave, në “Qytetin Studenti” vijon puna edhe për përmirësimin e kushteve në godinat ku jetojnë djemtë. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në godinën Nr. 6, ku qeveria dhe bashkia po investojnë falë ndihmës së donatorëve. Bashkia e Tiranës po zbaton një skemë të ngjashme si me kopshtet e çerdhet, “Adopto një konvikt”, për t’u krijuar studentëve kushte më të mira. Për këtë arsye, Veliaj u bëri thirrje kompanive që veprojnë në Tiranë, t’i bashkohen nismës. Kryebashkiaku tha se institucioni që ai drejton është i gjithi në këmbë për t’iu përgjigjur kësaj sfide të re.