Aktualitet

Tërmeti, nis restaurimi i pallateve në Durrës

Punimet e para për restaurimet strukturore të dëmtimeve të ndërtesave nga tërmeti në Durrës do të shërbejnë si model për ndërhyrjet e tjera në godinat e dëmtuara. Në krah të specialistëve të ushtrisë izraelite janë dhe ekspertët shqiptarë, mes të cilëve dhe inxhinierët e teknikët e Sarp&Lab. Bashkia e Durrësit ka ngritur një strukturë të përkohshme me 100 punonjës ndërtimi të cilët do të kryejnë punimet e rindërtimit në pallatet e ndërtuara para vitit 1993.