Aktualitet

Nisin punimet për ndërtimin e seksionit detar të TAP-it në Seman të Fierit

Në Seman të Fierit sot nisën punimet për ndërtimin e seksionit detar të Gazsjellësit Trans-Adriatik, me gjatësi 105 kilometra. Ky seksion lidh segmentin shqiptar të TAP-it me atë italian. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kësaj faze, Kryeministri Rama tha se “Gazsjellësi është forcë historike shtytëse për ekonominë shqiptare”.  Tubat do të shtrihen në shtratin e Adriatikut, ku pika më e thellë e tubacionit pritet të jetë më shumë se 810 metra, nën sipërfaqen e detit.