Showbiz

Një fillim i ri për Jolie, aktorja lidhet me kolegun 33-vjeçar

Ndoshta është një akt hakmarrjeje ose thjeshtë Angelina Jolie ka vërtetë nevojë për një fillim fare të ri në jetën e saj private.

Së fundmi mendohet se aktorja 42-vjeçare është në një marrëdhënie dashurie me kolegun e saj aktor Garrett Hedlund, 9 vite më të vogël. “Radar Online” shkruan se ata janë njohur në setin e xhirimeve të filmit të vitit 2014, “Unbroken”, kur ajo ishte ende e martuar me Pitt.

Aktori 33-vjeçar ka pasur debutimin e tij të parë në filmin “Troy” ku Brad Pitt ishte protagonist, detaj ky që e ironizon akoma më tepër situatën. Garrett ka qenë në një lidhje 5-vjeçare më Kristen Dunst deri në vitin 2016.

Portali i famshëm shton se Angelina Jolie po e shijon vëmendjen e aktorit pasi i duket sikur ka pranë vetes një version më të mirë e më të ri të Brad Pitt.