Showbiz

Një lajm i keq për fansat e Adele…

Të gjithë prisnin me padurim albumin e ri të Adele i cili vjen pas 5 vitesh që nga ai i fundit dhe fansave, zëri i saj u ka munguar shumë.

Albumi i 4-t diskografik i këngëtares britanike fatkeqësisht nuk do të publikohet në muajin shtator siç ishte parashikuar për shkak të pandemisë.

Menaxheri i Adele tha në një deklaratë për mediat albumi ishte thuajse në përfundim kur e gjithë bota ndaloi për shkak të Koronavirusit.

Edhe pse aludohej se albumi i ri i 32-vjeçares do të lançohej në vitin 2021, menaxheri i saj shtoi se nuk kanë asnjë datë konkrete kur kjo do të ndodhë. Na mbetet vetëm të presim.

Kujtojmë se albumi i fundit i Adele “25”, shiti 22 milionë kopje në të gjithë botën në vitin 2015.