Showbiz

Një ndarje në horizont për Bradley Cooper dhe Irina Shayk?!

Ata kanë festuar së bashku premierën e “A Star is Born” në New York në të njejtën kohë kur “Page Six” publikoi një artikull se lidhja e tyre po shkon drejt fundit.

Duket se burime pranë Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë zbuluar se muajt e fundit martesa e dyshes është në një gjendje të mjerueshme për shkak të angazhimeve profesionale të secilit.

Ditën e kaluar, çifti i famshëm të cilët janë prindër të vogëlushes 1-vjeçare Lea, janë fotografuar duke shëtitur së bashku megjithëse nuk ka asnjë shenjë dalluese se ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien e tyre.

Javë më parë në një intervistë ekskluzive për “Vogue”, Cooper rrëfeu se familja është shumë e rëndësishme për të madje është gati për një tjetër fëmijë në jetën e tij.