Showbiz

Një nga infermierët shqiptarë tregon sesi është situata aktuale në Itali

Rreth dy ditë më parë qeveria shqiptare vendosi të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë drejt Italisë për të ndihmuar shtetin fqinj në parballimin e situatës së Covid-19.

Bluzat e bardha të vendit tonë do të qëndrojnë në Itali për 1 muaj ku do të shërbejnë në luftën kundër Koronavirusit që ka gjunjëzuar të gjithë italianët.

Një nga infermierët, Korab Gjana në një lidhje me Skype për ‘Faxweb’ ka rrëfyer mbi gjendjen aktuale në Itali. Ai u shpreh se pacientët janë të panumërt ndërkohë që vazhdimisht vijnë helikopterë me të prekur të rinj dhe ambulanca.

‘Javët e fundit vendi fqinj po përballet me ditë të vështira. Numri i viktimave nga Covid-19 në Itali deri tani ka shkuar në 10.799. Nesër do fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian’ -tha ai.