Showbiz

Një tjetër çift hollivudian i japin fund lidhjes së tyre

Nuk ka kaluar shumë nga ndarja e Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus ndërkohë konfirmohet se një tjetër çift i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Shumë e trishtë por e vërtetë, Katie Holmes dhe Jamie Foxx i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 6-vjeçare. Burime pranë aktores kanë konfirmuar se megjithëse ata sapo janë ndarë, marrëdhënia e tyre kishte vdekur prej kohësh, tashmë është koha që ata të rigjejnë veten larg njëri-tjetrit.

Për herë të parë dhe të fundit ata u shfaqën së bashku në ceremoninë e “Met Gala 2019”.