Showbiz

Një tjetër trofe për Dua Lipën, “Onë Kiss” kënga më e mirë e vitit në “Brit Awards”

Ajo dhe Calvin Harris shënojnë çmimin e tyre të pestë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me “One Kiss”.

Hiti i tyre që ka qëndruar për 8 javë në kreun e klasifikimit britanik u shpall kënga më e mirë e vitit duke theksuar se ka qenë edhe hiti i verës që lamë pas.

Dua dhe Harris shkëlqyen me perfomancën e tyre në skenën e “O2 Arena” ku kanë luajtur live edhe një herë tjetër këtë projekt muzikor.