Showbiz

Një unazë në gishtin e fejesës, Flori Mumajesi bën publike lidhjen e re?!

Kantautori dhe producenti i famshëm Flori Mumajesi gjithmonë është në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij private për të cilën nuk ka asnjë fakt konkret përveç aludimeve të shumta në media.

Jeta e tij private gjithmonë ka ngjallur interes për median dhe publkun dhe shpeshherë ai është përfolur për marrëdhëniet e tij me vajza të ndryshme të showbizit shqiptar.

Së fundmi duket se Flori është bërë shumë romantik e misterioz me postimet e tij në rrjetet sociale. Deri tani kemi parë poezi, dedikime romantike dhe herë herë një vajzë mistike që shfaqet gjithmonë me fytyrë të mbuluar krah tij.

Ai mbrëmjen e kaluar ka postuar një foto që ka trazuar rrjetin e tashmë të gjithë po dyshojnë…a është fejuar Flori Mumajesi?!

Kantautori shfaqet në ambjentet e një shtëpie i rehatuar ndërkohë që në foton e publikuar në rrjetin social Instagram, shfaqen së bashku dy duar ku ajo e vajzës mban një unazë në gishtin e fejesës.

Të gjithë duan të mësojnë detaje të tjera duke shpresuar që vetë Flori të shuajë kureshtjen e publikut dhe fansave të tij.