Showbiz

Një vit pas rikthimit, The Weeknd dhe Bella Hadid i japin fund lidhjes së tyre

Pas një periudhe të shkurtër ndarjeje, lajmi se The Weeknd dhe Bella Hadid u rikthyen në krah të njëri-tjetrit i lumturoi të gjithë.

Por duket se kjo nuk ka zgjatur shumë pasi burime pranë revistës “E!” kanë zbuluar se dyshja janë ndarë sërish por këtë herë mes tyre nuk ka patur tradhëti.

Arsyeja e ndarjes së tyre është anxhenda e ngarkuar në punë dhe largësia. Dy personazhet e famshëm kanë punë shumë të ndryshme që shpeshherë i mban larg njëri-tjetrin dhe ky fakt, sipas burimit po krijonte konflikte mes tyre.