Rajoni

Nobelisti Peter Handke shpallet non-grata në Kosovë

Nobelisti Peter Handke është shpallur person i padëshirueshëm në Republikën e Kosovës. Vendimi është marrë sot dhe është bërë publik nga ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli. Shkrimtari dhe laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, njihet për mbështetjen që i ka dhënë Sllobodan Millosheviçit dhe luftërave të përgjakshme që ai kreu në ish-Jugosllavi.