Showbiz

Noizy – I vetmi me dy këngë në klasifikimin e “TA”

Tashmë nuk ka asgjë që mund ta ndalë ZiniZin. Ai bëri një premtim për fansat: albumin e ri do ta publikonte duke nxjerrë nga një këngë të re çdo javë. Dhe e mbajti fjalën! Më 1 prill 2016 publikon “Grande” dhe në pak javë tejkalon 5 milionë klikime. Më 8 prill publikoi “Not gonna talk” (mbi 1 mln. e gjysmë klikime). Më 15 prill, vjen në një bashkëpunim me Varrosi-n, në hitin e ri “Shut the place down” dhe sa hap e mbyll sytë i kalon 1 mln. klikime në Youtube.

Për momentin, ai është i vetmi artist që përfaqësohet me 2 këngë në klasifikimin e “TA”, duke zënë vendin e pestë me “Grande” dhe vendin e 15-të me new entry-n “Shut the place down”.