Showbiz

NOIZY vendos rekord të ri në “Top List”

Ai nuk është më në krye të klasifikimit për javën 24, por tashmë ai ka vendosur rekordin më të ri: është i vetmi artist që renditet me 3 këngë në klasifikimin e Top Listës dhe të tria gjenden njëra pas tjetrës në klasifikim, përkatësisht në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt.

Fansat nuk e zhgënjejnë kurrë Rigelsin, gjë që e tregojnë jo vetëm klikimet marramendëse në pak ditë, por edhe fakti që ai është në absolut këngëtari më i votuar në këto 24 javë klasifikimi.