Aktualitet

Nuk i jepnin makinën, denoncimi i gruas prangos efektivët, ja përse akuzohen

2 punonjës të Policisë së Tiranës u arrestuan për shpërdorim detyre, nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, SHÇBA. Henrik Zelija, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Lorenc Duda, Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative kanë tentuar të përfitojnë për shkak të detyrës. Nga hetimet është dokumentuar se dy efektivët, i kanë kërkuar ryshfet dhe favore seksuale një gruaje në këmbim të  dorëzimit të automjetit të sekuestruar në 2019-n.