Showbiz

Nuk ka kunata më të mira, Bella Hadid fton Dua Lipan në festën private të ditëlindjes

Megjithëse ata kanë vetëm pak javë që shoqërohen me njëri-tjetrin, Dua Lipa duket se ka fituar simpatinë e vajzave Hadid.

Kjo u pa qartë mbrëmjen e kaluar gjatë festës private të ditëlindjes së Bellas e cila sapo mbushi 23-vjeçe. Në familjen e saj është traditë prej brezash që kur një Hadid feston ditëlindjen, organizon një festë private vetëm me prindërit, motrat apo vëllezërit dhe pikërisht kështu bëri dhe Bella.

Megjithatë, në festën private u shfaq edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila qëndronte krah të dashurit të saj Anwar.

Duket se Gigi, Bella dhe Yolanda kanë shumë simpati për Duan pasi kjo e fundit gjendet gjithmonë pranë tyre.