Aktualitet

Odeta Nishani jep mesazhin e fundit si Zonjë e Parë

Ndërkaq, Odeta Nishani, ish-Zonja e Parë e vendit, pak orë para ceremonisë zyrtare, adresoi një mesazh për të gjithë shqiptarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo falenderoi të gjithë ata qe e kane ndjekur dhe inkurajuar gjatë 4 viteve si Zonjë e Parë. “Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet Facebook, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët”- shkruan bashkëshortja e Bujar Nishanit.