Showbiz

Olta Gixhari na tregon se është në javët e fundit të shtatzënisë

Aktorja e famshme shqiptare Olta Gixhari herë pas herë publikon foto me barkun e rrumbullakët duke na përditësuar rreth shtatzënisë së saj.

Ajo po shijon ditët e verës në Spanjë dhe me anë të postimit të fundit na tregoi se pritjes së ëmbël po i vjen fundi.

“32 javë shtatzënë dhe këto janë pushimet tona të fundit çift, për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën dhe ne mezi po e presim” -shkroi Olta në diçiturën e fotos ku shfaqet me të bardha teksa mban një trëndafil në dorë.

Biondja bukuroshe nuk e ka zbuluar akoma gjininë e bebes madje nuk zbulon as partnerin e saj me të cilin duket se gjërat po shkojnë për mrekulli.