Showbiz

One Direction nuk harron Louis Tomlinsonnë këtë moment të vështirë

Nëna e Louis Tomlinson, Johannah Deakin është ndarë nga jeta pas një beteje me sëmundjen e leuçemisë në moshën 42-vjeçare. Ajo ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së enjte, shkruhet në një deklaratë të bëra nga familja.

Djemtë e One Direction nuk kanë harruar të shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të nënës së mikut të tyre Louis.

“Luis Timlinson, të dua vëllai im. Lutem për të gjithë familjen tënde. Jam krenar për forcën tënde dhe jam i sigurt që edhe nëna jote është”, shkruan ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik.

Niall Horan ka përdorur rrejtin social Twitter për të shpehur ngushëllimin e tij: “Lajm shumë i hidhur. Louis të dua shoku im. Unë edhe e gjithë familja jemi me ty. Nëna jote ishte një person i mrekullueshëm. Duke u lutur për ty dhe familjen tënde”.

“Louis, më vjen keq për ty vëllai im dhe më dhemb shpirti. Mos harro që të dua edhe pse jam miliona milje larg. Jam me ty gjithmonë për çdo gjë ashtu siç ke qënë edhe ti për mua. Lutjet e mia shkojnë për ty dhe familjen tënde në këtë moment të vështirë që po kaloni. Prehu në paqe Johanna, je gjithmonë në zemrën time”. I vetmi që nuk ka bërë ende një ngushëllim në rrjetet sociale është Harry Styles.