Aktualitet

Operacioni antidrogë ne Qafë Thanë, sekuestohen 1 ton kanabis, priten arrestime

Policia vijon operacionin për arrestimin e personave të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Pas sekuestrimit të rreth 1 ton kanabis në pikëkalimin kufitar të Qafë Thanës, hetimet janë shtrirë në zonën e Fierit, aty ku edhe e kishte bazën, furgoni ku u kap lënda narkotike në pronësi të një biznesi rrobaqepësie. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.  Burime pranë Policisë së Shtetit pohuan se janë identifikuar disa persona të përfshirë.