Aktualitet

Operacioni “Vjosa”, zbulohen fakte të reja

Zbulohen fakte të reja nga operacioni “Vjosa” të ndërmarrë nga Policia e Gjirokastrës tre ditë më parë në fshatin Buz të Tepelenës. I arrestuari është Dine Kika 40 vjeç infermieri i fshatit. Sot trupi gjykues i kryesuar nga Blerta Cibuku, ka dhënë masën e arrestit “Burg pa afat” për infermierin e fshatit ku sipas Policisë, tre ditë më parë i’u gjeten armë dhe municione pa leje si dhe një sasi kanabisi në automjetin e tij. I arrestuari thotë se ka qene tërësisht i painformuar për armët që i janë gjetur, si dhe për kanabisin.