Politikë

Opozita bllokon edhe sot punimet e Komisionit të Ligjeve

Deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe sot, për të tretën ditë radhazi, punimet e Komisionit të Ligjeve. Demokratët vazhdojnë të fokusohen te akuzat e tyre ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit. Dy zërat më të fortë në mbledhjen e sotme kanë qenë Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu, të cilët nuk kanë lënë kryetarin e komisionit, Ulsi Manja, të flasë dhe të vazhdojë mbledhjen. Ata i kanë kërkuar Manjës një përgjigje pse nuk largohet Fatmir Xhafaj, kur vëllai i tij, Agroni, sipas opozitës, është i implikuar në trafikun e drogës.