Politikë

Opozita dorëzon kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës

Opozita dorëzoi në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Tubimi është parashikuar të nisë të shtunën në orën 11:00, ndërsa në kërkesë  nuk përcaktohet orar për mbylljen. Protesta u thirr pas publikimit të audio përgjimit ku pretendohet se është  i përfshirë edhe vëllai i ministrit të Brendshëm. Ndërkaq sot Partia Demokratike publikoi në rrjete sociale dhe  spotin që fton qytetarët në tubimin e 26 majit. “Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është në dorën tonë t’i ndalojmë!”, shkruan Basha në Facebook.