Politikë

Opozita: Qeveria i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-ve

Opozita akuzoi qeverinë se i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-ve në Asamblenë e OKB-së. Deputeti demokrat njëherazi nënkryetar i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Tritan Shehu shkruan përmes një statusi në   Facebook, se përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër amerikës duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.