Rajoni

Opozita serbe: Presidenti Vuçiç i përfshirë në kultivimin e marihuanës!

Opozita serbe akuzoi presidentin Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij, Andrej, për përfshirje në kultivimin e paligjshëm të marijuanës në një fermë pranë Beogradit. Partitë opozitare po përpiqen prej kohësh të godasin pozitat dominuese të partisë progresiste të Vuçiçit përpara zgjedhjeve të 2020-s. Akuzat e reja pasojnë sekuestrimin e 4 tonëve marijuanë të kultivuar në një fermë në periferi të kryeqytetit serb. Policia arrestoi pronarin, i cili kishte kërkuar subvencione për rritje kërpi.