Lifestyle

Ora e brendshme, studimi: E lidhur me çrregullimet

Një orë e prishur trupore mund t’i vendosë njerëzit përballë rrezikut të shtuar të çrregullimeve.

Sipas shkencëtarëve, një orë e brendshme bën tik-tak në thuajse çdo qelizë të trupit dhe ato funksionojnë në bazë të ritmit të përditshëm. Një studim i 91 mijë personave, doli në përfundimin se një orë trupore e prishur është e lidhur me depresionin, çrregullimet bipolare dhe probleme të tjera.

Kërkuesit thanë se ky është një paralajmërim për shoqëritë që po bëhen gjithnjë e më pak zbatuese të ritmeve natyrore. Edhe pse studimi nuk ka të bëjë me telefonat celularë, një nga kërkuesit e universitetit të Glasgout, tha për BBC, se ka shumë gjasa që njerëzit që kanë vështirësi të përdorin gjatë natës median sociale. “Për mua, thotë ai, është kategorike.

Telefoni fiket para orës 22 të mbrëmjes dhe kjo pasi ne nuk kemi evoluar për të parë në ekrane në kohën kur duhet të flemë. Njerëzit e përfshirë në studim janë pajisur me monitorues aktiviteti për një javë dhe më pas është parë se si kanë funksionuar orët e tyre të brendshme.

Ata që ishin shumë aktivë gjatë natës, ose jo aktivë gjatë ditës, u klasifikuan si me probleme. Ata kishin 6 deri në 10 për qind mundësi më shumë të diagnostifikoheshin me crregullime sjelljeje krahasuar me njerëzit që ishin aktivë gjatë ditës dhe jo aktivë gjatë natës.

Sidoqoftë, studimi nuk mund të tregojë nëse problemet me orën e brendshme shkaktojnë sëmundje mendore apo përbëjnë thjeshtë simptoma të saj. Për këtë, do të duhen kërkime të reja.