Politikë

Organizimi i Asamblesë dhe raportimi për qarqet, mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së

Organizimi i Asamblesë dhe raportimi i përjavshëm për qarqet është sot në fokus të mbledhjes së grupit parlamentar socialist.  Asambleja e Partisë Socialiste mund të mblidhet në javën e parë të Tetorit, në rajonet Shkodër, Tiranë e Fier, një lidhje online në kuadër të respektimit të masave anti-COVID. Ndërkaq, rezultatet e takimeve të deritanishme të drejtuesve politikë në qarqe, Taulant Balla do t’ia paraqesë kryeministrit Rama.