Politikë

OSBE: Vlerësoj angazhimin e politikës për Reformën Zgjedhore

OSBE vlerëson angazhimin e politikës për Reformën Zgjedhore. Bernd Borshard u fokusua te shitblerja e votës, që e cilësoi një nga temat e nxehta të këtij procesi. Ai kërkoi garanci nga partitë politike që të refuzojnë publikisht mbështetjen financiare nga individët me të shkuar kriminale. Sa i përket presionit mbi zgjedhësit apo administratën publke, Borshard tha se nuk duhet të ushtrohet asnjë lloj forme të intimidimit për të marrë pjesë në fushatë apo për të votuar në një mënyrë të caktuar.