Showbiz

“Oscars 2019”, zbulohet prezantuesi i ri i ceremonisë së ndarjes së çmimeve

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars” është padyshim eventi më i rëndësishëm i vitit në Shtetet e Bashkura dhe çdo vit pritet me shumë emocion.

Regjisorët, aktorët, producentët, skenaristët e projekteve kinematografike më të spikatura do të kandidojnë për çmimet e mbrëmjes ndërkohë që dëshira për të parë yjet në tapetin e kuq është gjithmonë shumë e madhe.

I rëndësishëm në këtë event është gjithashtu edhe drejtuesi i mbrëmjes apo ‘zoti i shtëpisë’, që ka për detyrë jo vetëm të prezantojë por edhe të sigurohet që të gjithë të argëtohen e çdo moment të rrjedhë natyrshëm.

Akademia prej vitesh ka përzgjedhur si moderues aktorët e humorit apo drejtuesit e emisioneve argëtuese si, Ellen DeGeneres apo Jimmy Kimmel. Këtë vit stafetën e kësaj detyre të rëndësishme e merr aktori i humorit Kevin Hart.

39-vjeçari nëpërmjet një postimi në platformat sociale e ka bërë të ditur këtë gjë duke duke rrëfyer se jo vetëm është i nderuar që do të drejtojë “Oscars 2019” por për të kjo është një ëndërr e bërë realitet për të cilën ai ka punuar prej vitesh.