OSHEE-ja nis aplikimin e projektit pilot për instalimin e matësave inteligjentë në zonën Kashar-Vorë

Pas atij të Durrësit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi aplikimin e projektit pilot për instalimin e matësave inteligjentë në zonën Kashar-Vorë. Sipas Ministres së Energjisë, Belinda Balluku, “Ky sistem nuk lë shteg për abuzime, si nga abonenti ashtu dhe nga punonjësit e OSHEE”-së. Instalimi i matësave inteligjentë mundëson përmirësimin e procesit të faturim-arkëtimit dhe rrit transparencën.