Bota

Paga e luftës, ‘Tatimet’ japin njoftimin e rëndësishëm!

Të gjithë qytetarët që nuk kanë përfituar ende nga dy paketat e qeverisë edhe pse janë në listë për të marrë pagat, kanë afat deri më 25 gusht për të bërë ankesë. Njoftimi është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila po shqyrton ankesat e marra deri më tani për këtë proces. Po ashtu edhe bizneset që kanë një arsye për të mos aplikuar kanë afat deri në 25 gusht për të dërguar formularët me arsyet e mos-aplikimit në mënyrë që të shpëtojnë nga gjoba.