Politikë

Paloka: Rama dhe Xhafa janë turpi i Shqipërisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se kryeministri dhe Ministri i Brendshëm janë turpi i Shqipërisë. “Rama vazhdon me propagandën bajate se “opozita po nxin dhe turpëron Shqipërinë”. “Është vërtetë turp për Shqipërinë  që Tahiri, Xhafa e së fundmi Balla diskutohen në kancelaritë e BE-së si shembuj të qartë se si qeverisja e Edi Ramës është vënë në shërbim të krimit dhe jo të interesave të shqiptarëve për të ecur përpara me reformat drejt Evropës” u shpreh Paloka.