Politikë

Paloka: Rama mbrojti Xhafajn, do pendohet

Për demokratët, “Kryeministri Rama po vetmbrohet”, sipas tyre, duke marrë në mbrojtje Ministrin e Brendshëm: “Rama është koka i krimit të organizuar. Ai i diktoi Prokurorisë qëndrimin për audiopërgjimin”, tha Paloka. Nënkryetari i PD theksoi se dorëzimi i Agron Xhafajt është domethënia më e qartë se kush na qeverisë.Ai kërkoi edhe njëherë largimin e ministrit Xhafaj, ndërsa tha se Rama do të pendohet dhe se nuk ka parë gjë akoma. Ndërkaq Opozita po proteston para Ministrisë së Brendshme me kërkesën për largimin e Fatmir Xhafajt, nga posti. Ai cilësohet përgjegjës se ishte kthyer në mburojën e të vëllait duke mos e ekstraduar në Itali ku rezulton i dënuar për trafik droge. Më herët, dita nisi me një zhvillim të papritur pasi vetë Agron Xhafaj vendosi sot t’iu dorëzohet autoriteteve italiane dhe u dërgua në një burg në Romë.