Bota

Panama, sekuestrohen 5 tonë kokainë

Një sasi gjigande prej 5 tonësh kokainë është sekuestruar sot nga autoritetet në Panama. Mediat raportojnë se lënda narkotike ishte transportuar me nëndetëse, ndërsa deri më tani janë arrestuar katër shtetas kolumbian. Panamaja, që është një linjë e përshtatshme për trafikun e drogës nga Kolumbia për në SHBA, gjatë vitit të kaluar ka arritur të sekuestrojë 91 tonë drogë. Kjo nuk është hera e parë që kontrabanduesit e lëndëve narkotike përdorin nëndetëset për t’i dërguar në destinacion “pakot” e tyre.