Sport

Panucci: Ishte eksperiencë fantastike, falenderoj Shqipërinë

Pas shkarkimit nga drejtimi i Kombëtares së Futbollit, Christian Panucci tha se ishte një vendim i kreut të FSHF-së, të cilin e pranon. “Ishte eksperiencë fantastike dhe falenderoj Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë Presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një FALEMINDERIT”, – deklaroi Panucci para kthimit për në Itali. Trajneri nga Roma e udhëhoqi Kombëtaren për 15 ndeshje, nga të cilat 9 humbje, 4 fitore e 2 barazime, bilance të cilat herë pas here sollën ofendimet e tifozërisë ndaj tij.