Bota

Papa zotohet për “zero tolerancë” ndaj abuzimeve seksuale

Papa Françesku dënoi ashpër me anë të një letre mizoritë e abuzimeve me të miturit, edhe përpjekjet e kishës për të mbuluar ndodhitë e tmerrshme. Letra drejtuar 1.2 miliardë romano-katolikëve të globit kërkon fundin e kulturës së vdekjes brenda kishës, e flet për dështimet e lidhura me menaxhimin e abuzimeve, e mbi të gjitha kërkon falje. Ndërkaq Papa Françesku premtoi “zero tolerancë” ndaj abuzimit të fëmijëve, por skandalet seksuale kanë ndodhur përgjatë viteve, ku janë përfshirë priftërinj në mbarë botën.