Politikë

Paqartësi për drejtuesin e Demokratëve në Kuvend

Në grupin parlamentar “Demokrat”, vazhdon e paqartë situata sa i përket drejtuesit. Deputetët që zëvendësuan ata që dogjën mandatet janë të ndarë në njohjen e kryetarit mes Rudina Hajdarit e Korab Litës. Ky i fundit paralajmëroi një konferencë shtypi për në këto çaste.  Ndërkaq, deputeti Halit Valteri, nënkryetar i grupit “Demokrat” në Kuvend flet për një keqkuptim që sipas tij do të sqarohet të enjten në seancë plenare.