Aktualitet

Paralajmëruan protestë nesër, Rama thërret në takim mjekët

Pasi mjekët paralajmëruan protestë nesër në orën 10:00, Kryeministri Rama i thërret në takim po nesër në orën 09:00 në Kryeministri.  Personeli Shëndetësor tha më herët se protesta do të zhvillohet me qëllim llogaridhënien nga institucionet për garantimin e pagave dinjitoze në kushtet e Pandemisë. Gjithashtu do të kërkohet siguri për mbrojtjen e jetës së bluzave të bardha në vijë të parë me koronavirusin.