Aktualitet

Parlamenti i Holandës, 3 mocione kundër Shqipërisë: Të mos hapen negociatat!

Qëndrimi i Francës për t’i thënë jo deri në 2020-n mosçeljes së negociatave me Shqipërinë është përforcuar edhe nga Holanda. Paraditen e sotme në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri. Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit.