Sport

Parregullistë në javën që shkoi, FSHF bën të ditur vendimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF bëri të ditur vendimet për parregullistë në javën që shkoi, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Vllaznia është dënuar me gjobë 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, ndërkohë që Tirana dhe Bylisi kanë marrë një paralajmërim. Ndërkaq Kamza është përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për këtë sezon, për mosparaqitje në ndeshjen ndaj Klosit si veprim i përsëritur.