Politikë

Partia e Merkelit: Djegia e mandateve ndikim negativ tek negociatat!

Pas dorëzimit në bllok të mandateve të deputetëve të opozitës, reagoi edhe partia e Angela Merkel-it në Gjermani. Zëdhënësi i CDU/CSU, Florian Hahn, tha se vendi bën që Shqipëria të humbasë kreditet tek partnerët evropianë. “Ndërsa perspektivat për negociatat e pranimit në BE ishin ende rozë në mes të vitit të kaluar, tani janë mbledhur retë e errëta”. Protestat në vazhdim në Tiranë paralizojnë qeverinë dhe paralizojnë veprimtarinë parlamentare, theksoi Hahn. Ai u bën thirrje palëve në Shqipëri që të tregojnë maturi.