Sport

Partizani krijon ekipin e futbollit të femrave

Partizani ka njoftuar sot se ka nisur punën për organizimin e ekipit të femrave në futboll. Klubi i kuq ka ftuar të gjitha vajzat mbi 15 vjeç, të cilat kanë pasur një eksperiencë të mëhershme në këtë sport, të kontaktojnë për t’u bërë pjesë e skuadrës së femrave të Partizanit. Të kuqtë theksojnë se synohet krijimi i një skuadre elitare, që do të garojë për objektiva madhorë.