Showbiz

Pas 20 vitesh, Jennifer Lopez risjell fustanin e famshëm me të cilin u shfaq në “Grammy Awards 2000”

Pa dyshim që fustani i saj prej palme do të mbetet një prej pamjeve më ikonike të J-Lo.

Në Javën e Modës në Milano, aktorja dhe këngëtarja e famshme parakaloi në pasarelën e “Versace” me një version të ri të fustanit të shumëpërfolur i cili shfaqte në mënyrë perfekte format trupore të saj.

50-vjeçarja dukej se nuk kishte ndryshuar aspak që para 20 vitesh kur veshi për herë të parë ketë fustan në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve “Grammy” në vitin 2000.

Asokohe ky look i këngëtares tërhoqi vëmendjen për shkak se shfaqte më shumë seç duhet hiret e saj dhe u konsiderua si simbol për të tërhequr vëmendjen nga dramat e jetës së saj private të Lopez me 50 Cent.

I gjithë publiku u ngrit në këmbë kur J-Lo parakaloi plot vetëbesim në pasarelën e ‘Versace” ndërkohë që kishte një pamje prej perëndeshe duke lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit.