Showbiz

Pas aludimeve për ndarje, Kim dhe Kanye bëhen bashkë për pushime

Pas deklaratave shokuese dhe fyese, pas takimeve me lot dhe aludimeve për ndarje, Kim dhe Kanye duket se kanë vendosur t’i japin martesës së tyre edhe një tjetër shans.

Mësohet se çifti famëkeq janë nisur për pushime së bashku me 4 fëmijët e tyre. Burime pranë “Daily Mail” janë shprehur se para se do të shkonin në destinacionin e pushimeve, avioni i Kanye ka bërë një ndalesë në Kaliforni, aty ku qëndron Kim e më pas është nisur përsëri.

Në aeroport kishte forca të shumta sigurie ç’ka tregon se në avion ndodhej e gjithë familja.